Tronditi Vlora/ Krim i dyfishte, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten, policia jep detaje

0
2102

Policia ka dhënë informacion për krimin tronditës të ndodhur në Vlorë, ku kanë mbetur dy të vdekur.

Sipas informacionit zyrtar, një i ri në fshatin Mekat ka vrarë xhaxhanë e tij me armë gjahu dhe me pas veten.

“Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës, ku dyshohet se xhaxha e nip kanë pasur një konflikt për motive të dobëta, duke çuar deri në vrasje.