Plumbi ne koke, del ekspertiza, flasin mjeket ligjore pas autopsisë se 21-vjeçarit

0
635

Ekspertiza mjeko-ligjore, i ka dhënë fund spekullimeve nëse 21-vjeçari, Aldi Rama, djaloshi që vrau punonjësin e policisë, Saimir Hoxha në Lezhë, është vëtëvrarë apo vrarë nga forcat RENEA.

Mjekët në Tiranë kanë kryer autopsinë e djaloshit 21-vjeçar, nga ku rezultoi se vdekja e Ramës ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri, duke i sjellë shembjen e trurit dhe përhapjen e hemoragjisë.

Ekspertët thonë se kokën e viktimës janë konstatuar dy plagë, njëra hyrëse dhe tjetra dalëse, duke krijuar një formë tubi në kafkën e 21-vjeçarit.

Më tej mjekët, pasqyrojnë se në pjesën hyrëse të plumbit, vërehet një plagë e gjerë, e shoqëruar me djegien e lëkurës.

Tashmë prokuroria e Lezhës është në pritje të dy ekspertizave të tjera, si ajo e balistikës së armës tip “TT” që mbahej nga autori i vrasjes së policit dhe ekspertizës e gjurmëve të gishtave që janë konstatuar në pistoletë.

Me vdekjen e Aldi Ramës sigurisht që në ditët në vijim prokuroria e Lezhës pritet të marë vendimin e pushimit të kësaj çështje.

Gjithashtu me vdekjen e 21-vjeçarit, pushohet dhe çështja tjetër penale e tij, ajo e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ku Rama ishte arrestuar në Tetor 2020 dhe liruar në “arrest shtëpie” në 6 Maj 2021 për 30 doza me lëndë cannabis stativa.

Aldi Rama ndodhej në masën e “arrestit në shtëpi”, por kjo gjë nuk e pengoi atë të lëvizte lirshëm në rrugët e qytetit të Lezhës dhe zonës së Shëngjinit, deri sa në paraditen e datës 28 shtator 2021, ekzekutoi me dy plumba punonjësin e policisë Saimir Hoxha.