Një adoleshente franceze lindi foshnjën një klub nate të rrethuar nga njerez qe kercenin ne tingujt e larta te muzikes.
19-vjeçarja e paidentifikuar kishte qenë duke festuar deri në orën 5.30 të mëngjesit të së hënës, kur ajo papritmas filloi te linde.
Sipas mediave lokale, stafi i klubit ka ndihmuar në lindje.
Gazetari kishte parë që gruaja e re ishte shtrirë në mesin e klubit dhe e kuptoi që do të lindte. Stafi i klubit atëherë thirri një ambulancë.
Marie-Helene tha: ‘Ne duhej të reagonim shpejt. Një punonjës ishte në telefon me shërbimet e urgjencës, të cilët na thanë çfarë të bënim. ‘
Nëna dhe fëmija raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.