Italia është ngritur në këmbë!Dhe po rrethon qytete ku mendohet se mund te jete virusi dhe per ta neutralizuar ate.Pritet qe cdo gje te zgjidhet duke mos u perhap me shume.

Shkollat, lokalet dhe kishat do të jenë mjaft të kujdesshme duke i mbyllur ne disa zona. Ata duhet të ndërpresin aktivitetin për të paktën një javë. Banorëve iu është bërë thirrje të mos dalin nga shtëpitë, ndërkohë që vetë kryeministri italian ka treguar mbi të dhënat që disponon ministria e Shëndetësisë dhe masat që janë marr nga autoritetet!

Autoritetet në veri të Italisë të premten urdhëruan mbylljen e shkollave, lokaleve dhe ambienteve të tjera publike në dhjetë qytete pas një vargu rastesh të reja me koronavirus. Pesë mjekë dhe 10 persona të tjerë u testuan pozitivë me koronavirus në Lombardi, pasi kishin frekuentuar të njëjtin lokal dhe grup miqsh, ndërsa dy raste të tjera u shfaqën në Venetto, thanë autoritetet në një konferencë shtypi. Mbi 50 mijë personave iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi në zonat në fjalë, ndërkohë që aktivitetet publike si festimet e karnavaleve, meshat dhe ngjarjet sportive ndaloheshin për një javë.

Por qyteti i parë që u mbyll ishte Codogno, me një popullsi prej 15 mijë banorësh, ku tre persona u testuan për koronavirus, përfshirë një burrë 38 vjeç dhe gruan e tij shtatzënë që ishte tetë muajshe. Tre të tjerë janë testuar pozitivë dhe janë në pritje të rezultateve përfundimtare.

Kryetari i bashkisë së Codogno-s, Francesco Passerini tha se këto lajme për raste të reja kanë përhapur alarmin në qytet. 38-vjeçari që punonte në Unilever në Lodi. Është në gjendje të rëndë. Ai kishte ngrënë darkë me një njeri që kishte qenë në Kinë në janar dhe më vonë kishte shfaqur simptoma të ngjashme me gripin, por që atëherë kishte rezultuar jo mbartës me virus!

Një shok i tij futbollist, djali i një pronari lokali në Codogno, ka rezultuar pozitiv me tre të tjerë. Të tre jetojnë në qytetin e vogël Castiglione d’Adda.