Nje nga shqiptaret me unik dhe nga djemte me te mire qe ka shqiperia.Ai eshte Arber Hajdari drejtues i Fundjave Ndryshe.

Ai ka mbledhur plot 1.7 milionë dollarë të dhuruara nga donatorë shqiptarë që do të shkojnë në ndihmë të të prekurve dhe ai do ndertoi vete shtepi apo pallate per ata qe kane nevoje.

Ai ka thene:“Nuk mund të ndodh, që të bashkojmë fondin, pasi humbet qëllimi i organizatës. Ne kemi arritur që të ndërtojmë shtëpi për 11 ditë, kemi eksperiencën. Ne kemi 32 mijë persona që kanë kontribuar. Kanë qenë një numër i madh njerëzish, ne si lëvizje, kemi dëshirë që deri në fund këtë proces ta kemi transparent. S’me intereson farë të kontrollojë shtetin në këtë proces, por të koordinohemi. Mos të kemi nevojë për leje ndërtimi. Kemi nevojë për koordinim që ndihmat mos të shkojnë dy herë. Nuk mund të na presë ne koha të diskutojmë në tryeza, kur një pjesë e njerëzve janë nëpër çadra. Komiteti të nxjerrë disa konkluzione, që të nisim punën. Ne se presim shtetin, siç nuk e kemi pritur, ata kanë korsinë e tyre”, ka thënë Hajdari në Real Story.